Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen

Fenerbahce po luan aktualisht ndaj Konyasporit në shtëpi në kuadër të javës së dytë të Superligës së Turqisë, ku rezultati për momentin është baras 1-1.

Autor i golit që i dha avantazhin gjigantit turk ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Muriqi u gjend mjaft mirë në zonë në minutën e shtatë, kur pas një harkimi të rrezikshëm brenda zonës ai u gjend në vendin e duhur për ta çuar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Ky ishte njëherësh edhe goli i parë në këtë edicion të ri për Vedatin.

Megjithatë, gëzimi i tifozëve të Fenerbahces nuk zgjati edhe aq shumë, pasi në minutën e dhjetë mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat pas golit të Ebrima Colley që realizoi për 1-1.

Kujtojmë se ai u transferua këtë afat kalimtar te Fenerbahce, pasi Mallorca nuk ia doli ta sigurojë mbijetesën në La Liga./Telegrafi/