Vdes një punëtor, ra nga kulmi i një shtëpie në Prizren nga 8 metra lartësi
Një person ka vdekur në Prizren pasi ka rënë nga kulmi i një shtëpie, nga 8 metra lartësi.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Kalaja e Krujës”, në Prizren.
Tutje thuhet vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë.
Tutje në raport thuhet është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/


