Please enter at least 3 characters.

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet  

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të vdekjes në Prishtinë, të cilat janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore.

Në raportin policor rasti cilësohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent", thuhet në raport

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Telegrafi i ka shkruar Policisë për detaje shtesë dhe është në pritje të informacioneve. /Telegrafi/