Vazhdojnë zjarret në Stankaj të Rugovës, era e tymit ndjehet edhe në Pejë
26/10/2019
Nga mbrëmja e së premtes zjarret kanë përfshirë masivet pyjore në fshatin Stankaj të Rugovës.
Ekipet e ‘RADIO 1’, nga vendi i ngjarjes, tregojnë se zjarret janë hapur në një masiv në mes të Stankajve dhe Bogës.
Brigada e Zjarrëfikësve ka intervenuar me shumë vështirësi deri rreth orës 01:00 pas mesnate, por siç duket me pak sukses në shuarjen e zjarreve.
Tymi, në shikim optik ka mbuluar edhe Grykën e Rugovës, ndërsa që nga mëngjesi aroma e tij ndjehet edhe në Pejë.
Brigada e Zjarrëfikësve po bëhet gati të niset tani me kapacitete të shtuara në përpjekje për të shuar zjarret.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. /Radio1/


