Vazhdojnë punimet për ujësjellësin “Gjakova III”, Osek Hila dhe Skivjani mbesin pa ujë
24/08/2026
KRU “Gjakova” ka njoftuar se sot, më 24 gusht 2026, do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit për instalimin e ujësjellësit “Gjakova III” për fshatrat Lugbunar, Osek Hilë dhe Skivjan.
Sipas njoftimit, ekipet do të punojnë në kyçjet sekondare, duke i zhvendosur ato nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa DN315 dhe DN63 milimetra.
Për shkak të punimeve, nga ora 12:00 deri në 16:00, pa furnizim me ujë do të mbesin përkohësisht fshati Osek Hilë dhe Skivjan.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe po bëhet për mundësimin e realizimit të punimeve. /Telegrafi/


