Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë me Shoshollin

2016/01/vazhdojn-euml-me-shoshollin_hd.jpg

Pas humbjes së djeshme nga Vëllaznimi, kryesia e klubit mitrovicas e ka mbajtur një mbledhje, për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në klub dhe në fund, “Xehetarët” vendosën të vazhdojnë njëjtë, edhe pse kanë pësuar gjashtë humbje radhazi. Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, nënkryetari i klubit, Avni Haxhiu.

“Pas ndeshjes e mbajtëm një mbledhje, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i klubit, Nexhmedin Haxhiu. E kemi analizuar situatën aktuale dhe do të mobilizohemi që bashkërisht të dalim nga ky moment jo i mirë”, deklaroi fillimisht ai.

“Ne kemi besim në trajnerin, Ajet Shosholli, i cili do të vazhdojë ta drejtojë ekipin, pasi ka punuar mirë. Shtabin teknik do ta ndihmojë edhe trajneri, Fidaim Haxhiu. Na janë vështirësuar punët, por kemi ende shpresa në mbijetesë”, përfundoi Haxhiu.