Vajzat e skenës kopjojnë idenë e Dafinës? (Foto)
01/06/2014
“I dua, i dua, i dua! Stili im i ardhshëm i flokëve, vera 2014!”, kishte shkruar Dafina para tri javësh duke postuar fotografi të Beyonce dhe Solange Knowles.
Mirëpo, këto ditë nëpër rrjetet sociale disa nga këngëtaret tona kanë publikuar fotografi me po atë stil flokësh. Elvana Gjata, Dhurata Dora, Adelina Berisha dhe Morena Taraku janë disa nga to.
Derisa dikush nga komentueset e ka këshilluar Dafinën që të ketë kujdes me publikimin e ideve në të ardhmen, edhe këngëtarja është pajtuar që të jetë më e rezervuar në këtë aspekt.
Ndërkohë, ka të tillë që thonë se ka qenë pikërisht Elvana ajo që i ka bërë e para flokët në këtë stil dhe se fotografitë janë bërë më herët, porse janë publikuar këto ditë. /Telegrafi/


