Please enter at least 3 characters.

Vajza e vogël dëgjoi këngën e preferuar, shikoni reagimin e ëmbël

2024/09/15952cd7-b71f-407c-bf84-e63d70b1b83b.jpg

Kayla Powers ka shpërndarë një video në TikTok që tregon momentin kur ajo fillon të këndojë këngën e preferuar të vajzës së saj.

Sapo vogëlushja dëgjoi tekstin e këngës “Down Bad” nga Taylor Swift, filloi të lëkundet e lumtur dhe ngriti dorën në ajër.

Ndërsa nëna e saj i këndonte, ajo tregoi lëvizjet e saj më të mira të kërcimit.

Në mbishkrimin e postimit, Kayla ka bërë shaka, "Gjithmonë funksionon", duke treguar se kjo nuk është hera e parë që vajza e saj vendos të kërcejë me një këngë të Taylor Swift.

Lëvizjet e vallëzimit të vajzës kënaqën shumë njerëz dhe video mblodhi më shumë se 4.6 milionë shikime dhe mbi 842 mijë pëlqime. /Telegrafi/