Please enter at least 3 characters.

Urimi i Steven Gerrard, një nga më të mirët që e ka bartur fanellën e Liverpoolit

2020/06/StevenGEerrardliver-e1593128817820.jpg
254:"STOKE ON TRENT, ENGLAND - MAY 24: Liverpool fans with a Steven Gerrard flag during the Barclays Premier League match between Stoke City and Liverpool at Britannia Stadium on May 24, 2015 in Stoke on Trent, England. (Photo by Tony Marshall/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk ka mundur të mos i gëzohej suksesit të arritur nga ish-skuadra e tij, e cila e fitoi titullin e Anglisë për herë të parë pas tri dekadash.

Ish-mesfushori anglez që nga fëmijëria ka qenë pjesë e Redsave, ndërsa në ekipin e parë luajti gjatë viteve 1998-2015, por asnjëherë nuk arriti t’i gëzohej triumfit në Ligën Premier, megjithëse fitoi kupa të shumta dhe Ligën e Kampionëve.

“Urime të gjithë liverpulistëve për fitimin e Ligës Premier. Arritje e mahnitshme nga një skuadër fantastike me top lojtarë”.

“Të udhëhequr nga një trajner i klasit botëror dhe staf trajnues, si dhe duhet përmendur nga një mbështetje e veçantë e FSG (kompanisë që e pronëson klubin)”.

“Dhe të fundit dhe më të rëndësishmit, tifozët që kanë pritur për 30 vite. Le të fillojë festa”, ka shkruar trajneri i Rangers në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Dave Thompson/Getty Images/Guliver)