Ukrainasit pretendojnë se gjatë 24 orëve të fundit rusët kanë humbur 1,180 ushtarë – 16 tanke e 57 sisteme artilerike
Në raportin më të fundit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se Rusia ka humbur 1,180 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit, duke shkuar numri i përgjithshëm i të vrarëve në 546,270.
Ukrainasit gjithashtu pretendojnë se në 24 orët e fundit, forcat e Putinit kanë humbur 16 tanke si dhe 57 sisteme artilerike.
Në anën tjetër, rusët vazhdojnë të hezitojnë të publikojnë raporte sa i përket humbjeve apo fitoreve në fushëbetejë, transmeton Telegrafi.
Madje ata edhe ato pak media ruse që mëtojnë të tregojnë të vërtetën i gjobisin apo i censurojnë – duke tentuar me çdo kusht ta mbajnë sekret raportimin për luftën në Ukrainë.
Humbjet e përgjithshme të forcave ruse nga 24 shkurti 2022 e deri më 3 qershor 2024 vlerësohen të jenë si më poshtë:
546,270 (+1,180) personel ushtarak;8,123 (+16) tanke;15,583 (+17) autoblinda;14,712 (+57) sisteme artilerike;1,115 (+1) sisteme raketore;876 (+2) sisteme të mbrojtjes ajrore;360 (+0) aeroplanë;326 (+0) helikopterë;11,668 (+27) dronë;2,336 (+1) raketa;28 (+0) anije;1 (+0) nëndetëse. /Telegrafi/


