Please enter at least 3 characters.

Ukraina thotë se Rusia po planifikon të krijojë një ushtri prej dy milionë njerëz

2023/01/Troops-1.png

Inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po planifikon të krijojë një forcë ushtarake prej rreth dy milionë njerëz.

Rreth 300 mijë ushtarë janë rekrutuar në Ukrainë si pjesë e një mobilizimi të pjesshëm në muajin shtator, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi në ditët në vijim.

"Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive", tha inteligjenca.

“Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor tregon planet e udhëheqjes së tij për të krijuar një ushtri që numëron rreth dy milionë njerëz", thuhej tutje.

Deklarata gjithashtu vuri në dukje ndryshimet e fundit në ligjet ruse në lidhje me mobilizimin dhe tha se trajnimi është duke u zhvilluar. /Telegrafi/