Please enter at least 3 characters.

U testua aeroplani i parë kinez që nuk detektohet nga radari

2016/01/f.0111142722411_210.jpg

Sipas raporteve, aeroplani me emrin J-20, fluturoi për afro 15 minuta mbi një aeroport në qytetin jugperëndimor, Chengdu.

Mediet shtetërore paraqitën edhe fotografi, për të cilat thuhet se tregojnë aeroplanin gjatë fluturimit dhe në pistë, i rrethuar nga njerëzit në rroba civile dhe ushtarake, raporton Radio Evropa e Lirë.

Këto raporte për fluturimin testues, që do të shënonte një progres dramatik në përpjekjet e Kinës për modernizimin e ushtrisë së saj, u bënë në kohën kur sekretari amerikan i shtetit, Robert Gates, gjendet për vizitë në Kinë.