Please enter at least 3 characters.

Tymi mbulon bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, shpërthen në flakë një automjet

2023/04/7536825857225602207.jpg

Një automjet është përfshirë nga flakët në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Piramidës në Tiranë.

Nga informacionet paraparake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikëses.

Pas ndërhyrjes së tyre është bërë i mundur neutralizimi i flakëve.

Shkak dyshohet se për përfshirjen nga zjarri i mjetit tip Benz është bërë një defekt teknik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.

“Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet një defekt në mjet”, njofton policia. /Telegrafi/