Please enter at least 3 characters.

Trump publikon video me Al ku hedh "ujëra të zeza" mbi protestuesit

Pasi e kaloi ditën duke luajtur golf, Donald Trump postoi një video të krijuar nga Inteligjenca Artificiale në rrjetin social Truth Social.

Në video, ai mban një kurorë, fluturon në një aeroplan luftarak me fjalët "KING TRUMP" të shkruara mbi të dhe hedh ""ujëra të zeza" mbi një turmë protestuesish.

Videoja e shpërndarë, e tregon atë duke fluturuar mbi një turmë protestuesish në një vend që të kujton Times Square.

Aeroplani hedh "ujëra të zeza" mbi protestuesit anti-Trump, ndërsa në sfond luhet kënga "Danger Zone" nga Kenny Loggins.



Ndryshe, reagimi i Trumpit vjen pas protestave “No Kings” në të gjithë SHBA-në.

Protestat kanë për qëllim — siç sugjeron edhe vetë emri — të ofrojnë një pikë bashkimi për amerikanët që kundërshtojnë ose kanë frikë nga konsolidimi dhe zgjerimi i pushtetit të Trumpit. /Telegrafi/