Tringa Kay, këngëtarja super seksi me debutim të fuqishëm në skenë - 50 mijë në pak orë (Video)
29/05/2016
Këngëtarja e re, Tringa Kay, së fundmi publikoi projektin e saj të ri të titulluar “Your Love” në bashkëpunim me reperin Fajt.
Dhe në orët e para projekti u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.
Projekti i punuar nga Genc Prelvukaj në Black Fish Entertainment arriti shifrën e rreth 50 mijë klikimeve në orët e para.
Pa dyshim se Tringa është një freski e mirë për skenën muzikore shqiptare, një zë i cili do të dëgjohet në shumë hite të planifikuara për të në të ardhmen.
Videoklipi u punua po ashtu nga Black Fish Entertainment. /Telegrafi/


