Trendi i ri i mbështetësve të Trumpit - fasha si aksesor në vesh
19/07/2024
Ka pasur kapele, këpucë dhe tani... fasha veshësh.
Një aksesor i ri u pa mbrëmë në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee.
Në fakt, të pranishmit mbanin fasha mbi veshët e tyre të djathtë në nderim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili ishte plagosur në vesh.
Disa imituan fashën e bardhë të kandidatit republikan - ndërsa të tjerë shkuan më shumë dhe mbajtën flamurin amerikan. /Telegrafi/


