Tre nxënës paraburgosen nga Policia
19/01/2011
Rasti, lëndim trupor, ka ndodhur, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, saktësisht në hapësirat e shkollës së mesme “28 Nëntori”, ku pas një mosmarrëveshje në mes të tre nxënësve ka rezultuar më një rrahje, me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe ka arrestuar tre të miturit, të cilët kanë qenë të përfshirë në rrahje.
Pas intervistimit të të miturve, në praninë e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, që të tre, me urdhër të prokurorit, janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë. /Telegrafi/


