Please enter at least 3 characters.

Transportonte drunj ilegalisht, policia arreston një serb në Leposaviq

2019/07/unnamed-10-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një serb në Leposaviq, pasi që i njëjti është hasur duke transportuar drunj në mënyrë ilegale.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se kamioni i personit të dyshuar ishte me targa të Serbisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:30./Telegrafi/