Please enter at least 3 characters.

Trajneri i Evertonit zbulon arsyen pse e zëvendësoi Moise Kean pas vetëm 18 minutave kundër Unitedit

2019/12/Kean-Everton.jpg
278:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 15: Moise Kean of Everton walks off the pitch after being substituted during the Premier League match between Manchester United and Everton FC at Old Trafford on December 15, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Duncan Ferguson ka zbuluar se ai zëvendësoi Moise Kean sepse donte të 'humbte pak kohë' gjatë barazimit të Evertonit me Manchester United në Old Trafford.

Kean hyri në lojë në vend të Bernard në minutën e 71-të, por ishte në fushë vetëm për 18 minuta, pasi u zëvendësua nga Oumar Niasse pak para mbylljes së ndeshjes.

19-vjeçari italian që erdhi vetëm në verë nga Juventusi, u mërzit dukshëm me vendimin e trajnerit Ferguson për ta larguar nga fusha dhe shkoi drejt tuneli.

Por, Ferguson këmbëngul se vendimi nuk është asgjë personale ndaj Kean dhe tregoi arsyet e zëvendësimit.

Momenti kur Ferguson zëvendësoi Kean (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

"E dini se çfarë, nuk ishte për shkak të paraqitjes së Moise Kean", ka thënë fillimisht Ferguson për Sky Sports pas ndeshjes.

"Unë vetëm duhej të bëja një zëvendësim për të humbur pak kohë".

"Kam kaq shumë sulmues në bankinë, thjesht vendosa ta bëj atë ndryshim".

"Nuk ishte asgjë personale kundër Moise Kean, vërtet", përfundoi trajneri i Evertonit. /Telegrafi/

Kean nuk e priti aspak mirë zëvendësimin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)