Please enter at least 3 characters.

Tragjedi ajrore në Bahamas, humbin jetën nëntë pasagjerë dhe piloti

Dhjetë persona, mes tyre nëntë pasagjerë dhe piloti, humbën jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në ishullin North Andros në Bahamas.

Fillimisht u raportua se një person kishte mbijetuar, por autoritetet konfirmuan më vonë se edhe ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Avioni i tipit Cessna 402, i kompanisë ajrore Flamingo Air, ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Lynden Pindling në Nassau dhe po fluturonte drejt aeroportit San Andros kur u përball me probleme dhe u rrëzua në një zonë me shkurre pranë destinacionit.

- YouTubewww.youtube.com

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet dhe është nën hetim, shkruan ap.

Kryeministri i Bahamas, Philip Brave Davis, e quajti ngjarjen një tragjedi kombëtare, pasi ndodhi pikërisht në ditën kur vendi shënonte 53-vjetorin e pavarësisë. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

Pas aksidentit, autoritetet pezulluan përkohësisht fluturimet e Flamingo Air si masë parandaluese. Vendimi u mor edhe për shkak të një incidenti tjetër që kishte ndodhur po atë ditë me një avion të së njëjtës kompani, i cili u përfshi nga zjarri, por pa shkaktuar viktima. /Telegrafi/