Please enter at least 3 characters.

Tottenham pas Ivan Perisicit

2018/02/Perisic.jpg
129:"during the serie A match between FC Internazionale and Bologna FC at Stadio Giuseppe Meazza on February 11, 2018 in Milan, Italy.
15:"Emilio Andreoli

Tottenham Hotspur është vënë pas kroatit Ivan Perisic, por Interi ia ka bërë të ditur që nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin. 

Sulmuesi kroat ishte në qendër thashethemeve verën e shkuar kur e kërkonte me ngulm Manchester United.

Klubi anglez  në fund refuzoi të paguante 50 milionë euro për ta nënshkruar të.

Ivan Perisic . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

29-vjeçari shënoi 11 gola dhe dha nëntë asistime, ndërsa Interi arriti të futet në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Është FCInterNews që raporton se ka interes të ri nga Anglia.

Sipas faqes së internetit, Tottenham kanë kontaktuar agjentin e Perisic, shqiptarin Fali Ramadani për t’ia bërë të ditur interesimin e tyre.

Ivan Perisic . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Megjithatë, Interi ia ka bërë tashmë të qartë se ai nuk është në shitje.

Kështu që do të duhej një ofertë e madhe për t'i detyruar ata të ndryshonin mendjen. /Telegrafi/