Please enter at least 3 characters.

Torres afër transferimit në Superligën Kineze

2018/02/Torres.jpg
289:"MADRID, SPAIN - JANUARY 28: Fernando Torres of Atletico de Madrid celebrates scoring their second goal during the La Liga match between Club Atletico Madrid and UD Las Palmas at Estadio Wanda Metropolitano on January 28, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mediat në Spanjë raportojnë se Fernando Torres duket i vendosur për një lëvizje të tij në klubin e Superligës Kineze, Dalian Yifang, këtë javë.

Kampionati kinez ende nuk ka mbyllur afatin kalimtar të transferimeve dhe skuadrat janë ende në gjah për tu përforcuar, ku skuadra Dalian Yifang është një nga skuadrat më të përfolura.

Ekipi kinez, Dalian Yifang gjithashtu thuhet se ka paraqitur një ofertë prej 70 milionë euro për mesfushorin Yannick Carrasco dhe ka një interes të fortë në Nicolas Gaitan.

Por, gazeta spanjolle Marca tani raporton se skuadra kineze janë më të afërt me sulmuesin Torres, i cili mund të transferohet në Kinë.

Torres dhe Carrasco janë afër largimit nga Atletico (Getty Images)

Sulmuesi veteran - i cili feston ditëlindjen e 34 të muajit të ardhshëm - do të bëhet agjent i lirë në qershor dhe raporti thotë se klubi kinez bëri një ofertë të fortë të enjten, të cilën lojtari po 'e konsideron seriozisht'.

Torres ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje për Los Rojiblancos këtë sezon dhe ka shënuar gjithsej 33 gola për klubin që pas rikthimit të tij, pas ribashkimit nga Chelsea, fillimisht në një marrëveshje huazimi, në sezonin 2014-15.

Spanjolli ka mbetur prapa Antoine Griezmann, Kevin Gameiro dhe Diego Costa në zgjedhjet e Diego Simeones këtë sezon dhe kjo po e shtyn të largohet.

Më parë këtë javë, Diego Simeone la të kuptohet se Torres do të largohet nga klubi duke iu përgjigjur me "jo" kur u pyet nëse ai kishte një të ardhme në klub. /Telegrafi/