Thyen shputat e këmbëve pasi rrëshqiti nga trampolina, nëna e tre fëmijëve detyrohet të shkojë me taksi në spital pasi autoambulanca nuk u shfaq (Video)
Një nënë e cila pasi u rrëshqiti nga trampolina theu dy shputat e këmbëve, por sikur kjo të mos mjaftonte, asaj iu deshtë të qëndroj e shtrirë për tri orë për të pritur autoambulancën.
Nikitta Cole nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, pasi theu shputat e këmbëve derisa po rrëshqiste nga trampolina dhe u përplas me shpejtësi të madhe në "murin" mbrojtës, në një park të lodrave në Manchester të Anglisë, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur kjo grua e pafat derisa lëshohet nga trampolina, përfundon duke u përplasur në barrierë dhe thyen shputat e këmbëve.
Por në mungesë të reagimit të shpejtë të autoambulancës që nuk u shfaq para saj edhe pas tri orëve pritje, ajo u detyrua të shkoj në spital me taksi.
Ajo fillimisht kishte para të birin duke u lëshuar nga trampolina, dhe kështu mendoi se edhe ajo mund ta bëjë një gjë të tillë, por ky veprim i kushtoi shtrenjtë.
Nikitta e cila ka tre fëmijë Declan, 11-vjeç, Maisy-Lea, 9 dhe Alleah-Jae, 2-vjeçe, ka pranuar se në fillim nuk e kishte ditur sa rëndë ishte lënduar. /Telegrafi/


