Please enter at least 3 characters.

Theren me thikë dy persona në Pejë, të dyshuarit në arrati

Dy persona janë therur me thikë të mërkurën në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar rreth orës 08:45.

“Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mprehtë (thikë) dy persona”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.

Ndërkohë, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati.

“Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar”, ka deklaruar Rugova për Telegrafin. /Telegrafi/