Thëniet më të fuqishme nga Oscar Wilde
Gjatë karrierës së tij të gjatë, shkrimtari i famshëm irlandez i shekullit 19-të, Oscar Wilde, kishte shkruar poema, skeçe, epigrame, ese dhe histori të shkurta.
Por, pavarësisht zhanrit që e kishte zgjedhur, sensi i tij i humorit gjithmonë do të shndriste përmes linjave që i shkruante, transmeton Telegrafi.
Oscar Wilde gjithmonë do të mbahet në mend për qëndrimet e tij të mprehta dhe të mençura rreth çdo gjëje, duke filluar nga dashuria dhe jeta, e deri te arti dhe moda.
Më poshtë, Bright Side i sjell disa prej thënieve më të mençura e më interesante të Oscar Wilde, të cilat janë aktuale edhe sot.
- “Nuk dua të shkoj në parajsë. Asnjëri prej miqve të mi nuk gjendet aty”- “Moda është një formë e shëmtirës e cila është aq e patolerueshme saqë duhet ta ndryshojmë çdo 6 muaj”- “Mos dëgjoni keq, mos flisni keq dhe nuk do të ftoheni në ahengje me kokteje”- “Miku i mirë gjithmonë ta fut thikën nga pjesa e përparme”- “Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve ekzistojnë, aq”- “Asnjëherë nuk mund ta teproni me veshje të mirë apo me edukim të tepërt”- “Jetojmë në një epokë ku gjërat e panevojshme janë të vetmet nevoja tona”- “Ndjenja më e mirë në botë është që në mënyrë anonime ta bëni një akt të mirë dhe pastaj dikush ta zbulon atë”- “Cinik është njeriu i cili e din çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje”- “Unë i kam shijet më të thjeshta. Gjithmonë kënaqem me gjërat më të mira”- “Vetëm dy lloje të njerëzve janë gjithmonë magjepsës: ata të cilët absolutisht dinë çdo gjë, dhe ata që absolutisht nuk dinë asgjë”- “Kanë premtuar se ëndrrat bëhen realitet, por kanë harruar ta përmendin faktin se edhe makthet janë ëndrra”. /Telegrafi/


