Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet
Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër të ndryshimeve që duheshin bërë: kemi nevojë për heronj të rinj: kemi nevojë për censurën; arsim më të mirë; fëmijëri më të mirë.
Por, Platoni është një nga teoricienët e mëdhenj të marrëdhënieve. Libri i tij, “Simpoziumi”, është një përpjekje për të shpjeguar se çfarë është dashuria në të vërtetë dashuria. Askush para Platonit se kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek ato një pjesë të “mirësisë”.
Më poshtë mund të lexoni 25 thënie të tij.
• Një vendim i mirë është bazuar në njohuritë dhe jo në numrat.• Të gjithë njerëzit janë nga natyra të barabartë, janë bërë nga e njëjta baltë, nga i njëjti Punëtor; dhe megjithatë ne mashtrojmë veten, ndaj Perëndisë janë të shtrenjtë si fshatari i varfër, si princi.• Gjithë ari i cili është nën apo mbi tokë nuk është i mjaftueshëm për ta dhënë në këmbim të Virtytit.• Dhe çfarë, Sokrat, është ushqimi i shpirtit? Vërtet, thashë unë, dituria është ushqim i shpirtit.• Çdo njeri mund t’i bëjë dëm fare lehtë, por jo çdo njeri mund t’i bëjë mirë tjetrit.• Sikurse ndërtuesit thonë, gurët më të mëdhenj nuk qëndrojnë mirë pa më të vegjlit.• Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.• Kujdesi për shëndetin është pengesë e madhe e jetës.• Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e papërkryer.• Dinaku nuk është tjetër veçse imitatori më i ulët i zgjuarsisë.• Vdekja nuk është më e keqja që mund t’ju ndodhë burrave.• Injoranca në vetvete nuk është aq e tmerrshme apo ekstremisht e keqe, dhe nuk është aspak më e keqja e të këqijave; zgjuarsia e tepërt dhe të mësuarit e tepërt, shoqëruar me ligësinë, janë fatale...• Teprimi në përgjithësi shkakton reaksion, dhe prodhon një ndryshim në drejtim të kundërt, qoftë ai në stinët, në individët apo në qeveritë.• Ishte një njeri i mençur ai që shpiku birrën.• Ai që kryen padrejtësi është gjithmonë më fatkeq se ai që vuan atë.• Ai i cili nuk është një shërbëtor i mirë nuk do të jetë një mjeshtër të mirë.• Ai që vjedh pak, vjedh me të njëjtën dëshirë si që vjedh shumë, por me më pak fuqi.• Ndershmëria është për pjesën më të madhe më pak fitimprurëse se sa pandershmëria.• Vështirë të kem njohur ndonjëherë një matematikan i cili të ishte në gjendje të arsyetonte.• Do marr heshtjen tuaj si dhënie pëlqimi.• Nëse një njeri e neglizhon edukimin, ai ecën çalë në fund të jetës së tij.• Askush nuk e di nëse vdekja, për të cilën njerëzit kanë frikë se është e keqja më e madhe, nuk mund të jetë e mira më e madhe.• Prindërit duhet t’u lënë trashëgim fëmijëve të tyre jo pasurinë, por frymën e nderimit. /Tirana Observer/


