The Victor po rikthehet fuqishëm me një super projekt të ri këtë të premte
Pas një pauze, The Victor rikthehet këtë të premte me një projekt krejtësisht të ri, duke sjellë një sound fresh dhe modern.
I njohur për stilin dhe energjinë e tij unike, këtë herë artisti vjen me një vibe Contemporary R&B dhe elemente Afro, në një këngë melodike, ritmike dhe shumë radiofonike.
Pas projekteve si “Dance Alone” me Inna dhe “Ca Je” me Rina, The Victor rikthehet me një tjetër dimension artistik që pritet të tërheqë vëmendje dhe të bëjë zhurmë këtë verë.
Publikimi i këtij projekti të shumëpritur do të bëhet këtë të premte, ndërsa fansat tashmë janë në pritje të rikthimit të artistit me një super projekt që premton të jetë një nga hitet më interesante të momentit.
Ky rikthim pritet të shënojë një etapë të re në karrierën e artistit, duke dëshmuar se The Victor vazhdon të mbetet një nga emrat më interesantë dhe më kreativë në skenën muzikore. /Telegrafi/


