Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme mbetet bashkimi kombëtar

2019/05/61066742_2355668224712424_606145667877830656_n.jpg

Në 20 vjetorin e operacionit ushtarak “Shigjeta” – drejtimi operativ numër 2, presidenti Thaçi ka folur sërish për bashkimin kombëtar.

Thaçi ka thënë se derisa Bashkimi Evropian po e diskriminon Kosovën dhe po e vonon të ardhmen evropiane të Shqipërisë, rruga më e mirë dhe më e qëndrueshme aktualisht mbetet respektimi i vullnetit të dy shteteve tona të ndara padrejtësisht, që tash e tutje të jetojnë në një shtet të vetëm, duke bashkuar kombin tonë.

“Bashkimi kombëtar është e drejtë historike dhe vullnet i qytetarëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Kjo është herë e tretë radhazi që presidenti Thaçi po e përmend shumë drejtpërdrejtë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. /Telegrafi/