Teuta Kurti ka nxjerrë videoklipin e ri
30/04/2008
Sipas gazetës, “Zëri”, Teuta ka thënë se fabula e këngës “Si mbretëreshë”, flet për një vajzë e cila organizon një ndejë dhe rregullohet bukur për djaloshin të cilin ajo e pret, ndërsa në fund gjithçka dështon pasi djali nuk vjen.
“Videoklipi është bërë paksa si shpejtë, por prapë besoj se ka dalë bukur. Videoklipi është xhiruar nga produksioni ‘Studio Vizion’, dhe xhirimet kanë zgjatur tri ditë”, ka thënë Teuta duke pohuar se vajza e vogël në video-incizim është mbesa e saj.


