Terras nga Prishtina: E ardhmja e Kosovës është në BE, por duhen reforma
Raportuesi për Kosovën nëParlamentit Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar të martën takime me zyrtarë të lartë në Prishtinë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe procesin e integrimit evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Terras njoftoi se është takuar me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.
“Përshëndetje nga Prishtina! Këtë mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për politikën në Kosovë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Terras.
Ai ritheksoi se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por theksoi se rruga drejt anëtarësimit kërkon vazhdimin e reformave.
“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë për këtë", shkroi eurodeputeti estonez.
Vizita e Terrasit në Kosovë vjen në një periudhë kur vendi synon avancimin e procesit të integrimit evropian dhe pas aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Greetings from #Pristina!
This morning I met with @albulenahaxhiu_, @KonjufcaGlauk, and @bedrihamzarks.
Discussed #Kosovo's politics and #EU enlargement.
🇽🇰's future lies in the 🇪🇺, but membership requires reforms. We're working on that.@eu_enlargement_@Europarl_ENpic.twitter.com/AvytwfdDNi
— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026


