Please enter at least 3 characters.

Tërmet i lehtë në zonën e Bujanocit, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

2020/09/termet-ishull.jpg
9:"perdorues

Një tërmet prej 2.3 ballë të Rihterit është regjistruar në zonën e Bujanocit, sot në orën 17:19.

Instituti Sizmologjik Republikan i Serbisë ka thënë se "tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në objektet në zonën e epiqendrës”.

Sipas këtij  instituti intensiteti teorik në epiqendër u vlerësua në nivelin III të shkallës Merkalit.

Qytetarët kanë raportuar se tërmeti është ndjerë edhe në zonën brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/