Please enter at least 3 characters.

Të shtënat me armë në Novobërdë, një person gjen qenin e vrarë rreth 200 metra nga shtëpia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar për dy të shtëna në Novobërdë, ndërkaq pastaj rreth 200 metra nga shtëpia është gjetur qeni i vrarë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:06 në Novobërdë.

“Është raportuar për dy të shtëna, pastaj rreth 200 metra nga shtëpia, është gjetur qeni i ankuesit-i vrarë”, thuhet në raport.

Në vendngjarje janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja, ku në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i cili është duke u hetuar. /Telegrafi/