Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, policia ndalon dy persona

2017/05/police-line-e1493883634846.jpg
62:"Police line do not cross belt. Taken on Uber'lpse Berlin 2009.
12:"Getty Images

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e premte në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë.

Lidhur me rastin, policia ka ndaluar dy persona.

"Fshati Sllakovc, Vushtrri 12.04.2024 – 19:33. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kishin shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: dy pistoletë dhe 14 fishekë 9 mm me dy karikatorë, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja", bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen, rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/