Të shtëna armësh në Universitetin e Nevadas, Las Vegas, raportohet për viktima - studentët përshkruajnë momentin e strehimit
Një i dyshuar ka vdekur pas raportimeve të një sulmi në Universitetin e Nevada, Las Vegas, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas.
Policia e universitetit tha se të shtëna u raportuan në Beam Hall si dhe në sindikatat e studentëve të shkollës.
Dhe siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet nga universiteti lëshuan një alarm, duke paralajmëruar studentët dhe stafin për raportet e të shtënave dhe duke u thënë atyre që të evakuohen në një zonë të sigurt.
Ndërkohë thuhet se Policia e Las Vegasit po i përgjigjet raporteve paraprake për të shtënat me viktima të shumta në kampusin e Universitetit të Nevadës, Las Vegas.
Shtëpia e Bardhë tha se po monitoron të shtënat e raportuara në Universitetin e Nevadës, Las Vegas (UNLV) “nga shumë afër”.
E një studente përshkroi strehimin në ndërtesën e sindikatës studentore pasi dëgjoi se ishte një sulmues aktiv në kampusin e Las Vegas të mërkurën.
"Ne zbuluam se policët ishin në vend dhe ne thjesht u strehuam derisa u evakuuam. Dhe na u deshën rreth 30 minuta për të na evakuuar", citohet të ketë thënë studentja, Jessica.
Sipas një harte të kampusit, sindikata e studentëve ndodhet përballë shkollës së biznesit, Beam Hall, ku ajo tha se kishin dëgjuar të shtënat aktive. /Telegrafi/


