Please enter at least 3 characters.

Tavë me makarona dhe proshutë

2023/05/l-intro-1624900368.jpg

Nëse jeni në mesin e personave që i adhurojnë pastat, atëherë me siguri kjo recetë e kësaj tave me makarona dhe proshutë do t’ju pëlqejë

Përgatitja e kësaj tave është shumë e thjeshtë, ndërkaq shija është fenomenale.

Familjarët tuaj do të jenë të kënaqur dhe jemi të sigurt që do të kërkojnë edhe ndonjë kafshatë më shumë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 150 gram makarona- 200 proshutë- 4 lugë gjelle gjalpë- 3 vezë- 150 gramë krem kosi- 200 gramë bizele të gjelbra- 150 gramë djathë- 1 thelb hudhre- kripë, piperPërgatitja:

Makaronat i vendosim në një enë gatimi. Pastaj derdhnim ujë mbi to dhe shtojmë gjalpin. Proshutën e ndajmë në copa të vogla, pastaj skuqim hudhrën.

Vezët i përziejmë me salcë kosi, shtojmë djathin dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Pasi i përziejmë mirë makaronat, bizelet dhe proshutën në një enë të veçantë.

Pastaj vendoseni në një enë të cilën mund ta vendosni në furrë. Përzieni të gjitha bashkë me përzierjen e vezëve, vendoseni në tavë me djathë dhe vendoseni në furrë për 15 minuta.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/