Please enter at least 3 characters.

Sydney Sweeney shndërrohet në “Wonder Woman” dhe tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese

Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen me kostumin e saj të guximshëm si Wonder Woman, në një arratisje verore pranë liqenit në Idaho, ku po kalonte kohë me të dashurin e saj, Scooter Braun.

Aktorja 28-vjeçare zgjodhi një veshje të frymëzuar nga versioni klasik i superheroinës, të portretizuar në vitet e 70-ta nga Lynda Carter.

Në krah të saj, Braun u shfaq i veshur si Superman, duke krijuar një dyshe të veçantë për fotografitë, shkruan DailyMail.

Sweeney ndau në rrjetet sociale momente nga pushimet me familjarët dhe miqtë, ku shfaqej duke kënduar karaoke, duke drejtuar një jet ski dhe duke shijuar kohën në shtëpinë e saj buzë liqenit.

Prona ka një histori të veçantë për aktoren, pasi familja e saj e kishte pasur për disa breza dhe ajo e bleu sërish në vitin 2022.

Pushimet erdhën pas një periudhe më të angazhuar për Sweeney, e cila së bashku me Braun ishte përfshirë në ndihmën për komunitetin e saj në Spokane, Uashington, pas zjarreve shkatërruese. Dyshja ndihmoi në shpërndarjen e ushqimeve dhe mbështetjen e familjeve të prekura.

Sweeney ka bërë gjithashtu thirrje për ndihmë për komunitetin e saj, duke promovuar disa organizata bamirësie që po punojnë në terren për të mbështetur personat e prekur nga zjarret. /Telegrafi/