Sydney Sweeney shijon pushimet e Ditës së Falënderimeve duke rrëshqitur mbi ujë, teksa duket në formë të mrekullueshme
Sydney Sweeney zëvendësoi plazhet tropikale të Florida Keys me temperaturat e ftohta të një liqeni, ku ndau një video të saj duke rrëshqitur mbi ujë për Ditën e Falënderimeve.
Aktorja 28-vjeçare shfaqej me një kostum të zi që i mbulonte trupin nga qafa te kyçet, duke i siguruar izolim në kushtet e ftohta.
Fansat u mahnitën nga aftësitë dhe koordinimi i saj, me disa që e vlerësonin si perfekte për një rol Bond, mes thashethemeve që qarkullojnë për përfshirjen e saj në filmin e ardhshëm 007, shkruan DailyMail.
Videoja shoqërohej nga kënga e qetë “Autumn Days” e Morunas, një nga më të përdorurat aktualisht në Instagram.
Sweeney, e rritur në Veriperëndim të Paqësorit, është e apasionuar pas sporteve të dimrit dhe atyre ujore, që i praktikon shpesh si në Idaho ashtu edhe në Floridë.
Së fundmi, aktorja është parë duke pushuar në rezidencën e saj buzë ujit prej 13 milionë dollarësh (afërsisht 11.2 milionë euro), ku ka kaluar kohë me partnerin e saj Scooter Braun dhe miqtë, duke shijuar motin e ngrohtë dhe aktivitetet ujore. /Telegrafi/


