Please enter at least 3 characters.

Sulmohet një person në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është sulmuar nga nga një tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/