Sulm me armë zjarri dhe bombë në Shkup
21/10/2016
Një i panjohur ka gjuajtur mbrëmë me armë zjarri dhe me bombë, e cila nuk ka shpërkthyer, ndaj veturës ''Audi'' në Shkup, në rrugën “Kozle”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kumtesës së MPB-së, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkaq nuk ka ndonjë të lënduar. Janë ndërmarrë masa për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/


