Please enter at least 3 characters.

Suedi, valixhja e dyshimtë shkakton panik në aeroport

2017/05/1-424.jpg

Një valixhe e dyshimtë ka shkaktuar panik në aeroportin ndërkombëtar të Goteborgut, në Suedi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës dhe ka detyruar autoritetet të evakuojnë një pjesë të aeroportit.

Në përfundim të kontrollit të njësive anti-eksploziv është konstatuar se objekti i gjetur nuk përbënte asnjë rrezik.  Incidenti ka shkaktuar vonesa, por më pas fluturimet kanë rifilluar rregullisht.

Disa media vendase shkruajnë se valixhja, e braktisur pranë tryezës së informacionit, përmbante gjurmë eksplozivi.