Please enter at least 3 characters.

Stresi flet sërish për lidhjen me Keisin: Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida dhe njerëz të lig kundërshtarë

2020/11/640-0-5d4fd5c56e3b0.jpg

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, kohëve të fundit ka qenë shumë i përfolur për lidhjen e tij me modelen Keisi.

Çifti rrëmbyen vëmendje të madhe në faqet rozë për shkak të marrëdhënies së tyre e po ashtu herë pas here për deklaratat që bënë.

Së fundmi, ka qenë vet reperi ai i cili ka treguar më shumë për raportin e dyshes, teksa në postimin e ndarë kishin vënë një filtër që i bënë ata të duken si bebe.

Foto: Instagram

“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, ka shkruar ai.

Fotografia e tyre u realizua gjatë një bisede live të zhvilluar mes çiftit, pasi Keisi ndodhet në Amerikë.

Foto: Instagram

Të njëjtit prej vitesh janë duke shijuar lidhjen dhe këtë vit do organizonin një dasmë, por që u anulua për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/