Start pozitiv për Arbër Hoxhën, Xherdan Shaqiri mposhtet në Gjermani - Roma e nis me fitore
Faza e ligës në Ligën e Evropës ka nisur me fitore për Dinamon e Zagrebit dhe me asistim për Arbër Hoxhën.
Sulmuesi i krahut ndihmoi në suksesin 3:1 të kroatëve ndaj Fenerbahçes. Dion Bejlo shënoi dy golat e parë (21’, 51’), i dyti pas asistimit të Hoxhës, ndërsa Monsef Bakrar vulosi rezultatin në “Maksimir”.
Sebastian Szymanski kishte barazuar përkohësisht për turqit në minutën e 25-të. Hoxha luajti deri në minutën e 90-të.
Në një tjetër duel, Freiburgu mposhti 2-1 Baselin. Patrick Osterhage (31’) dhe Maximilian Eggestein (57’) shënuan për gjermanët, ndërsa Philip Otelen (84’) ngushtoi për zviceranët.
Xherdan Shaqiri ishte titullar dhe luajti gjithë takimin për Baselin, kurse Albian Ajeti u fut në minutën e 72-të.
Fitore të rëndësishme mori edhe Roma si mysafire e Nicës, me rezultat 2-1. Evan Ndicka (52’) dhe Gianluca Mancini (55’) shënuan për verdhekuqtë, ndërsa Terem Moffi (75’, penallti) realizoi për vendasit.
Rezultatet e tjera të Ligës së Evropës
- Midtjylland 2–0 Sturm Graz
- PAOK 0–0 Maccabi Tel Aviv
- Real Betis 2–2 Nottingham Forest
- Braga 1–0 Feyenoord
- Crvena Zvezda 1–1 Celtic
- Malmö 1–2 Ludogorets


