Please enter at least 3 characters.

Spiunohet modeli Stelvio nga Alfa Romeo (Foto)

2016/10/Spiunohet-modeli-Stelvio-nga-Alfa-Rome-foto.jpg

Alfa Romeo ka bërë të ditur se do ta lansojë në LA Motor Show, modelin e ri që mbanë emrin Stelvio.

Por, para se të pritet fundi i nëntorit për të parë këtë veturë, është spiunuar teksa testohej e mbuluar me shtresën për kamuflazh, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është shumë e vështirë të zbulohet çfarë ka përfund, ekspertët pretendojnë se do të ketë pamje krejt tjetër nga makinat Alfa Romeo.

Grilli ka mbetur i njëjti, por pjesa e përparme ka pësuar ndryshime drastike.

Në përgjithësi shihet se është një mini që është zmadhuar, ndërsa pjesa e pasme është shumë misterioze dhe dyshohet se do ta ketë edhe një krah. /Telegrafi/