Sot vapë përvëluese, temperaturat deri në 37 gradë
04/08/2026
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 31 deri në 37 gradë.
Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
IHK njofton se masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës. /Telegrafi/


