Sot mot me diell e vranësira, nesër reshje shiu dhe erëra të forta
29/11/2017
Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet -5 deri -3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
IHK njofton se nga e mërkura pasdite priten reshje shiu të intensitetit të lartë të cilat do të shoqërohen edhe me erëra të forta. /Telegrafi/


