Sot hapet panairi i turizmit në Prizren
24/12/2019
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomi në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se sot do të mbahet Panairi i Turizmit, i cili do të mbahet në hapësirat e “Kejit” përballë xhamisë së Sinan Pashës.Sipas Komunës, në këtë panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga ‘tour’ operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar.Hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca "Gastronomia dhe Turizimi" që do të mbahet në njërin nga hotelet në Prizren.


