Please enter at least 3 characters.

​Sorensen sot në Prishtinë, në një vizitë të paparalajmëruar

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron sot në Prishtinë.

Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.

KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër.