")
Please enter at least 3 characters.

Soares: Interi si një familje

2019/02/Cedric-Soares-e1549610283515.jpg
245:"MILAN, ITALY - JANUARY 31: Cedric Soares of FC Internazionale applaudes during the Coppa Italia match between FC Internazionale and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Cedric Soares ka folur për fillimin e tij në Inter dhe ka zbuluar se trajneri Luciano Spalletti është duke e mësuar shumë atë.

Fillimi i Soaresit si lojtar i Interit nuk është i mirë, pasi ka pësuar tri humbje radhazi, por portugezi thotë se forma do të përmirësohet dhe te Nerazzurrët ndihet si në familje.

"Pavarësisht rezultateve që kam pasur deri më tani, ka qenë një përvojë e mirë", ka thënë fillimisht Soares për Sport Mediaset.

"Mund ta ndryshojmë këtë prirje negative dhe Spalletti më mëson shumë, ashtu siç më mësojnë edhe shokët e ekipit".

Soares gjatë një dueli me Palacion në ndeshjen ndaj Bolognas (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"E di se çfarë të bëj në fushë, por duhet të mësohem me mekanizmat dhe lëvizjet e ekipit".

Portugezi është gjithashtu një shënues i mirë nga gjuajtjet e lira dhe është pyetur rreth kësaj.

"Është diçka që e mëson kur je shumë i ri.  Ju vetëm duhet të filloni të trajnoni mirë dhe të jeni të sigurt, përveç që të keni një mësues të mirë".

"Kam shumë miq në Milano dhe është sikur të kem një familje këtu. Ndihem si në shtëpi", përfundoi portugezi. /Telegrafi/