Please enter at least 3 characters.

S’MUND TË MË NJOHIN

2018/11/Paul-Eluard.jpg

Poezi nga: Paul EluardPërktheu: Emil Asdurian

Nuk mund të më njohin
Aq mirë sa ti më njeh

Sytë e tu ku ne flemë
Që të dy
Dritës sime njerëzore i dhanë
Një fat më të mirë se netët e botës

Sytë e tu ku unë udhëtoj
Rrugë gjesteve u dhanë
E një ndjenjë ndarë nga toka

Nuk mund të të njohin
Më mirë se të njoh unë