Please enter at least 3 characters.

Skuadrat e mëdha kosovare takohen në Ligën e Parë

2020/10/12837194_761287647338675_256128096_o-780x439-1.jpg

Liga e Parë sjellë sot shtatë përballje interesante me të cilat kompletohet xhiroja e katërt e fillimit të edicionit 2020/21.

Në Grupin A veçohen përballjet e skuadrave me emër në futbollin tonë.
Në "Përparim Thaçi" të Prizrenit, Liria do të jetë nikoqire e Trepçës.

Në anën tjetër, Vëllaznimi udhëton drejt "Ferki Aliu", ku do të ballafaqohet me Vushtrrinë.
Takime që zgjojnë kurreshtje luhen edhe në kuadër të Grupit B.

Flamurtari do të jetë vendës i KEK-ut, ndërsa Vllaznia pret Ferizajn në Pozhoran, në një sfidë që pritet të jetë e nxehtë duke ditur rivalitetin që kanë krijuar dy skuadra pas sfidës së barazhit të para tri viteve.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.

LIGA E PARË – SOTGRUPI A Liria – Trepça
Vushtrria – Vëllaznimi
A&N - Malisheva
Dukagjini – Onix

GRUPI B Flamurtari - KEK-u
Vllaznia - Ferizaj
Kika – Ulpiana.